Është bërë zbulimi i shtatores së çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.
Kurti në fjalën e tij në zbulimin e shtatores ka thënë se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë.
Kryeministri Kurti gjatë zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, ka thënë se Demaçi e ka kthyer lirinë në kusht të ekzistencës.
“Adem Demaçi e ngreh lirinë e vet mbi gjatësinë e trojeve, mbi gjeografinë e vullnetit. Adem Demaçi e ndau peshën e burgut me mendjen e të mëdhenjve të këtij kombi, andaj burgu nuk iu duk i rëndë. Kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, duhet dyshuar te liria. Ky njeri i madh që sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës. Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është njëherësh shenja e guximit dhe barra e drejtësisë që ne i premtojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ja vlen. Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri”, dekalroi ai.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem
Kujtojmë se Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare dhe për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.