Boksieri kosovar e shpartallon keq serbin në ring – Edhe një fitore për Ari Avdimetaj

Boksieri deçanas që jeton në Belgjikë, Ari Avdimetaj ka treguar edhe një herë forcat në boksin profesional duke triumfuar me lehtësi kundër një boksieri serb, shkruan Gazeta Insajderi.

22 vjeçari, Ari Avdimetaj ka fituar në meçin kundër 35 vjeçarit, Slajdjan Dragisic nga Vranja. Meçi ka zgjatur 6 runde ku dy nga ta Avdimetaj e ka treguar sukses të jashtëzakonshëm duke e rrëzuar dy herë kundërshtarin serb.

Kjo garë ishte organizuar nga “12 Rounds Promotion” në qytetin Charlorio të Belgjikës.

Fitorja ndaj një serbi nuk është hera e parë për Ari Avdimetaj. Në shkurt të këtij viti, Avdimetaj kishte boksuar kundër serbit, Marko Nastic, duke përfunduar me fitore.