Shkëlzen Brahaj, ishte veshur sot si ‘Skënderbeu’ dhe udhëhoqi Paradën e Shqiptarëve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë në Ditën e Pavarësisë.
Në një intervistë për Report Tv, Brahaj tha se është krenar që po performon me përkrenaren e ‘Skënderbeut’. ‘Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut i cili ishte ndër të parë që ngriti flamurin,. Në ja kemi borxh jo vetëm kaq por shumë më shumë se sa kaq.
Ndihem i lumtur dhe krenar. Ne jemi ftuar nga bashkia po si ide ka çdo vit që në një mënyrë apo në një tjetër organizoj gjëra të tilla. Dua që njerëzit ta kujtojnë gjithmonë këtyre figurë.
Heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu duhet ta kujtojmë jo vetëm ditën e festave por çdo ditë të vitit. Është gjëja që na lidh me kalin por edhe me historinë. Është një eveniment që ndër vite kemi dashur ta kemi. Veshja është një përshtatje e imja.’- tha ai.