Për herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festojnë zyrtarisht Ditën e Flamurit!

Për të parën herë pas 78 vitesh, Festa e Flamurit festohet zyrtarisht edhe në Novi Pazar të Sanxhakut!

Kjo festë u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, zyra për Sanxhak, nën udheheqjen e Kryesueses së kësaj zyre, Amina Nuraj!

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka bashkuar shqiptarët në një festë madhëshore në Tiranë, por organizimet nuk kanë munguar kudo mes shqiptarëve në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe diasporë.

Historikisht në Sanxhak ka jetuar një numër i madh shqiptarësh, por politikat ekstremiste të shteteve fqinje kanë ndikuar në largimin e tyre, e asimilimin të një pjese të madhe që mbetën në trojet e të parëve.

Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh për origjinën e tyre.