Infrastruktura sportive në Kosovë është për çdo kritikë.
Klubet e këtushme po hasin në vështirësi për t’i përballuar sfidat natyrore si balta që krijohet në fusha të futbollit kur të bie shi dhe bora, e cila i mbulon këto fusha.
E me një sfidë të tillë po përballet edhe portieri i Kosovës U-21, Altin Gjokaj, shkruan “Gazeta Express”.
Portieri i Drenicës u pa duke ushtruar sot para lojës me Trepçën në kushte të vështira, të mjerueshme, siç shihet edhe në një fotografi që është bërë sot virale në rrjetet sociale.