Prezantohet në Lezhë “2000 vjet krishtërim te shqiptarët”

Libri në shqip përmban 36 studime të historianëve evropianë

Historia 2 mijë vjeçare e krishtërimit shqiptar është përmbledhur në një libër ku janë përfshire 36 studime të historianëve evropianë, por edhe emra të njohur të botës akademike shqiptare. Këto materiale janë produkt i Simpoziumit të madh shkencor që është mbajtur në vitin 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës, ndërsa botimi i tyre në gjuhën shqipe u bë i mundur nga Krist Coli dhe Ahmet Asani.

Prezantimi i këtij libri u bë përmes një aktiviteti të organizuar në Lezhë ku ishin të pranishëm historianë, akademik, studies dhe përfaqësues të klerit katolik.

“Krishtërimin nuk e trajtojmë këtu si besim, si doktrinë dhe ky është dhe mesazhi që përcjell ky libër. Por e trajtojmë si qytetërim, si normë morale, si kulturë.”

“Ne ja arritëm qëllimit që të përhapim lajmin e mirë se të krishterët e parë në Europë kanë qenë paardhësit tanë dhe ky lajm u përhap nga goja e shkencëtarëve, dhe nga goja e mysafirëve sepse atje kanë qenë 1 mijë veta prezentë.”

“Libri që e kemi këtu trajton një moment me shumë domethënie për kombet e dy shteteve tona, Jubileun e 2 mijë vjeçarit të krishtërimit të shqiptarëve.”

Ndërsa Ipeshkvi i Dioqezës në Lezhë, Otavio Vitale tha se ky libër është një mundësi e mirë për t’u iformuar më shumë mbi vlerat fetare. “Le të informohemi dhe të studiojmë më shumë sa i përket vlerave fetare sepse një popull që nuk e njeh të kaluarën, do rrezikojë të mohojë kulturën dhe të ardhmen.”

Përmes botimit të titilluar “2 mijë vjet krishtërim tek shqiptarët” del në dritë fakti se kombi shqiptar ishte ndër të parët që e përqafoi krishtërimin në Evropë e shekuj më vonë e pranuan edhe popuj të tjerë.