Arsimi në Kosovë kurrsesi të dal nga “lloçi”- Dështim përsëri në PISA, rezultate më të dobëta se në 2018

Kosova ka dështuar në testin të PISA-s për vitin 2022 duke u renditur pothuajse në vendet e fundit

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se rezultatet kanë qenë të pritshme.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”, tha ajo.

Në vitin 2018, nxënësit kosovarë kishin shënuar në lexim 353 pikë, në matematikë 366 dhe në shkencë 365