Pas Hamasit, Izraeli i vë syrin rebelëve Houthi: Do t’i godasim nëse komuniteti ndërkombëtar dështon

Shfarosja e Hamasit dhe beteja për të frenuar Hezbollaun në Veri nuk janë prioriteti i vetëm i Izraelit.

Edhe pse shkatërrimi i krahut të armatosur të palestinezëve në Gaza është shndërruar që prej sulmit të 7 tetorit në objektivin që duhet përmbushur, në Tel Aviv tashmë i kanë kthyer sytë nga një tjetër grup terrorist.

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Tzachi Hanegbi ka paralajmëruar botën se Izraeli është i përgatitur të veprojë kundër rebelëve Houthi në Jemen, të cilët me rrëmbimet e anijeve janë duke penguar transportin në Detin e Kuq.

Sipas Hanegbi një lëvizje nga Tel Avivi do të ishte e mundur nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta bëjë këtë.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu ka me presidentin e SHBA-së Joe Biden si dhe me liderët evropianë rreth Houthi-ve që synojnë anijet tregtare me lidhje të supozuara izraelite. Izraeli po i jep botës pak kohë për t’u organizuar për ta parandaluar këtë, por nëse nuk do të ketë një marrëveshje globale, sepse është një çështje globale, ne do të veprojmë për të parandaluar këtë rrethim detar”, tha Hanegbi për Channel 12 të Izraelit.