Zelenski takon “djalin e keq” të BE-së, Ukraina përpiqet të shpëtojë ndihmat e SHBA-së dhe Europës

Një bisedë e shkurtër, por me vështrime intensive, ishte ajo e Presidentit Volodymyr Zelensky, me njeriun që kërkon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për integrim në bllok, e madje edhe ndihmat e Europës për shtetin në luftë.

Ai u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban në inaugurimin e Presidentit të ri argjentinas ditën e dielë. Vetëm lexuesit profesionistë të buzëve mund ta kenë kuptuar bisedën mes Zelenskyt dhe “djalit të keq të BE-së”, siç e kanë quajtur, por shkëmbimi vjen teksa Orban ka kërcënuar të vendosë veto ndaj një pakete mbështetëse prej 50 miliardë dollarësh për Kievin dhe negociatave për zgjerim, gjatë samitit të 14 dhe 15 dhjetorit në Bruksel.

I konsideruar si zëdhënësi i Putinit në Europë, Orban e cilësoi Ukrainën si shtetin më të korruptuar në botë: “Hungaria është fqinj i Ukrainës dhe ne e dimë se çfarë po ndodh. Ukraina është një prej shteteve më të korruptuara në botë”.