Vijnë në jetë 20 engjëj gjatë orëve të fundit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

20 bebe kanë lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë përgjatë orëve të fundit.

Lajmin e bukur e jep ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila duke i uruar jetë të gjatë e të lumtur të porsalindurve, kujton edhe dhuratën e parë për ta, bonusin e bebes.

“Lajmi i bukur i ditës. 20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur. Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Ministrja Koçiu.