Mediat italiane kanë publikuar së fundmi një video nga kamerat e sigurisë, ku duket Fandaj pranë banesës së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh.
Në video shihet një person i dyshuar të jetë Fandaj, pasi mban një veshje të ngjashme me të, i cili kapërcen murin, për tu futur në banesën e italianes.
Në çantë, e cila u sekuestrua, u gjet një çekiç i cili u përdorur për të thyer xhamin e dritares për të hyrë në shtëpinë e viktimës. Çekiçi i përket të dyshuarit, si dhe thika e gjetur në lavamanin e kuzhinës.
Ata kishin pasur një lidhje intime së bashku kur ajo ishte ende një adoleshente. Por, edhe pse e reja ishte e martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë ai nuk ishte dorëzuar dh e përndiqte.
Kujtojmë se, ngjarja makabre ndodhi ditën e martë më 19 dhjetor kur 26-vjeçarja kishte dalë nga puna. Ai e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe e goditi tetë herë më thikë, ku njëra prej tyre në zemër e cila rezultoi fatale për të renë