Pamje nga rrahja e protestuesve nga policia në Serbi janë shfaqur në rrjetet sociale nga qytetarët serbë.
Protesta e opozitës “Serbia kundër dhunës” është zhvilluar para ndërtesës së Kuvendit, ku u thyen xhama e pati gaz lotsjellës si tentativë për të hyrë brenda ndërtesës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se po tentohet që me dhunë të merren institucionet serbe.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai tha se janë arrestuar 35 protestues dhe janë lënduar rëndë dy policë. Ka shtuar se do të ketë edhe arrestime të tjera.