Historia e 6-vjeçarit Casper është shumë e ngjashme me atë të Kevin në “I vetëm në Shtëpi”, në një fragment të caktuar.
Casper do të kishte udhëtimin e tij të parë me avion dhe pas një gabimi nga kompania ajrore, 6-vjeçari u fut në aeroplanin e gabuar.
Ai do duhej të largohej nga Filadelfia, i vetëm drejt Fort Myers në Florida, ku do ta priste gjyshja e tij.
Në mbërritje të fluturimit ku supozohej të ishte dhe Casper, gjyshja nuk e pa dhe pyeti kompaninë ‘Spirit Airlines’ se ku mund të ishte ai.
Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, më pas i shpjeguan se 6-vjeçari ndoshta nuk ia kishte dalë të merrte fluturimin, por gjyshja u përgjigj se diçka e tillë nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim se fëmija ishte regjistruar në aeroport.
“Ishin momentet më të këqija të jetës sime”, tha ajo për mediat lokale.
Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper.
Nipi i saj i tha se kishte zbritur por në aeroportin e gabuar, në Orlando, katër orë e më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin.
Casper përfundimisht arriti në destinacionin e tij dhe u ribashkua me gjyshen e tij në kohë për të kaluar Krishtlindjet. Çështja e mbyllur,… ose ndoshta jo. Pasi thuhet se familja mund të padisë kompaninë.