Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, viktimat janë Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij.
Edhe familjarët e tyre kanë shkruar për këtë rast të rëndë.
“Daja Tofaj Mic na kpute shpirtin daj shpirti yt ne parajs ngushllime te gjithë farefisit pushofsh ne paqe Daja Mic”.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia, por akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.