Policia ndalon për 48 orë dy persona në Pejë pasi të dielën kishin vrarë dy drerë në bjeshkët e Rugovës

Dy persona dyshohet se të dielën kanë vrarë dy drerë në bjeshkët e Rugovës.

Pas këtij veprimi, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, pasi gjuajtja e drerëve ndalohet me Ligjet e Kosovës.

Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfimruar edhe zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ata dyshohen për vepren penale “Gjueti e paligjshme” dhe “Armëmbajtje pa leje”.