Akti i Shpalljes së Pavarësisë në imazhin origjinal të 28 Nëntorit 1937, një artefakt shumë i çmuar! Meraku i firmëtarit që ta bënte të vështirë falsifikimin e dokumentit

DR. VASFI BARUTI/ Akti origjinal i shpalljes së Pavarësisë ekspozohej në Ekspozitën Rilindja Kombëtare të Mbretërisë dhe saktë të njëjtën kohë firmëtari Lef Nosi.

Përndryshe nga Akti i Pavarësisë i censuruar me gjashtë firmëtarë në Ekspozita Rilindja Kombëtare, botoi Aktin origjinal të Pavarësisë në Fletëpalosje (22×32 cm) me katër faqe: njëri, format me negativin e Aktit të Pavarësisë, kurse formati i dytë (me ngjyra) me imazhin origjinal të Aktit të Pavarësisë, sido që historiani me emër të madh akademik ka mohuar ekzistencën e Fletëpalosjes, në intervistë në VOA në 100-vjetori i pavarësisë, të cilën origjinale e kam në dorë dhe për “Panorama” vjen imazhi origjinal i panjohur, përkundër gjithfarë legjendime se origjinali gjendet në arkivat e Romës, Berlinit, Londrës apo diktatori e dha dhuratë për Titon e Stalin etj..

Akti i Pavarësisë në imazhin e origjinalit në Fletëpalosje është një artefakt shumë i çmuar pa të ngjashme në akte të tjera pavarësie. Siç shihet, imazhi i Aktit origjinal është goditur keqas nga lagështia e myku (s’dihen rrethanat) por edhe me të “pabesueshmen” e dublimit të origjinalit (shkrim i hollë) e mbi të negativi e tij (ngjyrim i zi) që e bën atë vërtet artefakt historie, është me interesant motivimi i firmëtarit Lef Nosi për këtë zgjidhje “ekzotike”, ishte meraku i firmëtarit ta bëjë të vështirë falsifikimin e dokumentit, si ta parandjente censurën më të madhe me 19 firmëtarë në selia e diktatores Nexhmije Hoxha.

E hap pas hapi programimi i investigimit: hapi i parë, skanimi i origjinalit në fletëpalosje; hapi i dytë, për të bërë diferencën, veçimi paksa i negativit të origjinalit nga vetë origjinali; hapi i tretë, nga origjinali fshihet negativi i origjinalit dhe mbetet i vetëm origjinali; hapi i katërt, sfondi i Aktit të Pavarësisë pastrohet nga gjurmët e veprimit të lagështirës e myku; hapi i pestë, Akti i Pavarësisë skanohet dhe përftohet origjinali i Aktit të pavarësisë siç ishte më 28 nëntor 1912. Shumë e më shumë po i le vendin e nderit artefaktit origjinal të Aktit të Pavarësisë në atë 28 nëntor pavarësie (1937).

Akti i Pavarësisë, Artefakt i shumë vlerë, që kombi e humbi u censurua/censorohet më së keqi sot, ama kapërcyell 66 vjet e fitoi larinë dhe i lirë vjen në “Panorama”! Misteri i Aktit të Pavarësisë! Fakte të padyshimta me gjurmë burimore (faksimile) të Aktit të Pavarësisë shihen deri nën tori 1966 në “nderim” të 25-vjetorit të PPSH, mu në selinë e ish KQ të Partisë.