Forumi Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës është shprehur se raportin e misionit të UNESCO-s për çështjen “Butrinti” e ka edhe studiuesi britanik, Richard Hodges por Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk e ka.
Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, ky forum i ka drejtuar disa pyetje lidhur me këtë, ku thonë se ky Raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Ata akuzojnë qeverinë se nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore.
Postimi i plotë:
Znj. Ministre e Kultures,
Sic jeni ne dijeni, ne daten 22/12/2023, Drejtori i Pergjithshem i Qendres se Pasurive Boterore te UNESCO-s z.Lazare Eloundou Assomo, i dergoi nje pergjigjie zyrtare ekipit te mbrojtjes se “Ceshtjes se Butrintit” ne Gjykaten Kushtetuese.
Pergjigjia e Drejtorit te Unesco-s per ekzistencen e Raportit te Misionit te ICOMOS/UNESCO-s bere ne Butrint me daten 26-28.2022, ishte:
“Lidhur me kërkesën Tuaj për statusin e raportit të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, Ju lutemi të jeni të informuar se ky Raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”.
Per interes te publikut, Forumi i Trashegimise Kulturore Ju shtron pyetjet si me poshte:
1. Sipas Drejtorit UNESCO raporti i eshte dorezuar zyrtarisht Institutit Kombetar te Trashegimise Kulturore, Institucion ky ne varesine Tuaj. A keni Ju dijeni mbi ekzistencen e ketij Raporti?
2. Drejtoresha e ketij Institucioni Kombetar Znj Rudina Zoto ( Kule) eshte emerimi i Juaj pasi ish-vartesja e MInistres Kumbaro, Arta Dollani dha doreheqjen. A Ju ka informuar Ju si Ministre vartesja e Juaj znj Kule mbi ekzistencen e ketij Raporti?
3. A jeni vene ne dijeni Ju si Ministre e Kultures qe Znj. Holta Zace, Kryetare e Gjykates Kushtetuese ne menyre te perseritur ka kerkuar Raportin e Unesco-s mbi Butrintin dhe perfaqesuesi i Pales Shtet ne Gjykim e ka mohuar ekzistence e ketij Raporti?
4. Ne po kete seance perfaqesuesi i Pales Shtet, deklaroi perpara Gjykates Kushtetuese se ne Bordin e Butrintit jane bere ndryshime ne Shtatorin e kaluar. Eshte larguar avokatja Flonja Tashko ( ish-avokate e inceneratoreve) dhe personi qe hartoi Marreveshjen midis Pales Shtet dhe Fondacionit te Ri te Menaxhimit te Butrintit. Ne vendin e saj ka ardhur ne Bord Drejtoresha e Institutit Kombetar te Trashegimise Kulturore. Pra sipas ketij pohimi perpara Gjykates Kushtetuese, tashme Bordi i Butrintit perbehet nga 5 persona: 2 perfaqesues te AADF; zonja Rudina Zoto Kule, Drejtoreshe e Institutit Kombetar te Trashegimise; Prof. Richard Hodges dhe Ju si Kryetare.
Pra vartesja e Juaj ne Ministrine e Kultures dhe Kolegia e Juaj ne Bordin e Butrintit eshte personi qe ka marre ne menyre zyrtare nga Unesco, Raportin e Misionit Icomos/Unesco te Tetorit 26-28.
Sipas Marreveshjes qe Ministria e Kultures e Republikes se Shqiperise qe Ju perfaqesoni dhe Fondacionit per Menaxhimin e Butrintit ku Ju jeni Kryetare (rast unikal ky ne bote ku nje person ben marreveshje me veten e vete ne dy institucione), Bordi i Butrintit, informohet mbi te gjitha te rejat qe kane lidhje me Butrintin. Pyetja jone eshte, po ne cilesine e koleges Tuaj ne Bordin e Butrintit a ju ka informuar znj Rudina Zoto Kule mbi Raportin e Unesco-s, raport ky qe iu fsheh Gjykates Kushtetuese te Republikes? A ka dijeni znj Rudina Zoto se fshehja e dokumentave zyrtare eshte shkelje penale dhe si e tille denohet me Ligj? Nese nuk e ka fshehur a ia ka paraqitur Bordit te Butrinti raportin e UNESCO-s?
Per te gjithe koleget tane ne fushen e trashegimise kulturore dhe publikun shqiptar eshte e qarte se raporti i UNESCO-s mbi situaten e jashtezakonshme qe po kalon Butrinti ndodhet ne duart e arkeologut anglez, anti-shqiptarit Richard Hodges, por nuk e ka Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise.
Duke Ju uruar Juve dhe stafit Tuaj si ne Ministrine e Kultures ashtu edhe ne Fondacionin e Menaxhimit te Butrintit, nje Vit te Ri sa me te mbare.
Forumi i Trashegimise Kulturore