Një tërmet me magnitudë 5,2 të shkallës Rihter ka shqetësuar banorët e disa qyteteve në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë kryeqytetin Sarajevë, si dhe banorët e rajonit, të shtunën në mbrëmje.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në orën 21:43, rreth 10 kilometra në veriperëndim të Zenicës dhe 69 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, sipas të dhënave në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej nëntë kilometrash.
Nuk ka informacione për dëme të eventuale.