Izolimi merr fund: 31 aeroplanë nisen veç nesër nga aeroporti “Adem Jashari”

Qytetarët e Kosovës nga nesër,1 janar, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të Zonës Shengen deri në 90 ditë brenda periudhës prej 180-ditësh.

E duket se kosovarët e kanë pritur gjatë këtë të drejtë të mohuar padrejtësisht ndër vite.

Kjo merr fund me ditën e parë të vitit 2024, ku janë planifikuar udhëtime në numër të madh.

Në faqen e aeroportit “Adem Jashari”, bëhet e ditur se janë planifikuar 31 fluturime vetëm për nesër.