“Gruaja e kapitenit të Shqipërisë, është serbe” – Rasti i Berat Gjimshitit që çuditi mediat e huaja (FOTO)

Për ata që nuk e dinë, bashkëshortja e kapitenit aktual të ekipit kombëtar Berat Gjimshiti, është me origjinë serbe.

Shtatlarti 30-vjeçar ndan jetën e tij me Alisa Milenkoviç, modelen serbe, që tashmë ka edhe dy fëmijë me Gjimshitin, një djalë dhe një vajzë.

Lidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë.

Alisa në fakt ka lindur në Zvicër, dhe në jetëshkrimin e saj nuk i përmend rrënjët serbe.

Ajo shkruan thjesht se ka lindur në Zvicër.

Megjithatë, për mediat e huaja përbën lajm, që gruaja e kapitenit të Kombëtares shqiptare, është serbe.