”Ika mos më prit…”/ Burri shkon në Polici: Më ka humbur gruaja, ja letra që më kishte lënë

Një burrë nga Ferizaj i Kosovës, ka denoncuar në polici se i ka humbur gruaja, dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Burri ka dëshmuar se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 janari dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për të. Ai ka teguar gjithashtu se pasi u zhduk, gruaja i ka lënë edhe një letër ku shkruante: “Bëj çfarë të duash, mos më prisni.”

Njësitet policore vendase tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 30-vjeçares, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj. Nuk dihet ende se pse e reja ka vendosur të largohet nga shtëpia.