Pushtimi osman(turkoserb) erdhi jo vetëm si pushtim ushtarak me synime të ekploatimit të resurseve natyrore, por edhe si kulturocid e genocid i përmasave të llahtarshme. Zhdukja e çdo shenje identifikuese me kulturën autoktone u bë dhe vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite detyrë mbi detyrat islamosllave. Ndërtimi i objekteve të kultit islamosllav dhe uzurpimi i objekteve tjera të kulturës materiale e shpirtërore janë dëshmi e gjallë e katrahurës nëpër të cilën kaluan paraardhësit tanë.
Në foto: Mahmud Pasha Angjelloviq ka kryer krime qindra herë më të llahtarshme ndaj paraardhësve tanë, se Millosheviqi gjatë viteve 1987 – 1999. Madje, edhe sa i përket ndërtimit të objekteve të kultit islamosllav, Angjelloviqi e lë shumë pas Millosheviqin dhe paramilitarët e tij.
Çdo objekt i ndërtuar islamosllav konsiderohej si gurë i kufirit ndarës mes Perandorisë Osmane (turkoserbe) dhe pjesës tjetër të Europës. Gjatë kohës kur vezirët dhe pashallarët serb ndërtonin xhamia, rrënonin kisha katolike dhe uzurponin kishat bizantine, paraardhësit tanë ishin të detyruar të kryejnë punë skllevërish. Madje, nëse këta refuzonin të pranonin islamosllavizmin si fe, gratë e motrat e tyre bëheshin objekt i trajtimit të veçantë nga harambashët (paramilitarët) e perandorisë. Ata ilir-arbnorë që nuk e pranuan fenë dhe kulturën e islamosllavizmit, u detyruan të shpërngulen.
Bajrakli Xhamia në Pejë, e financuar nga Sulltan Mehmet II Fatih dhe e përfunduar së ndërtuari nga Mahmud Pasha Angjelloviq në vitin 1473.
Xhamia Sulltan Mehmet II Fatih, në Prishtinë, e ndërtuar mbi rrënojat e kishës katolike nga Mahmud Pasha Angjelloviq në vitin 1461, Vezir i Madh serb i Perandorisë Osmane.
Xhamia e Husein Pashë Boljaniqit (Bodur Huseyin Pasha)
Xhamia e serbit Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq në Prizren, e njohur edhe si Bajrakli xhamia, është një monument historik i ndërtuar në vitin 1561. Ky objekt është ndërtu nga pushtuesit turkoserb(osman) në nderim të veprës genocidale të ushtrisë pushtuese osmane dhe në nderim të Vezirit të Madh serb të Perandorisë, Mehmet Pasha Sokolloviq. Po ia rikujtojmë opinionit të gjerë se është po ky Mehmet Pasha Sokolloviqi ai që e uzurpoi Patrikanën e Pejës dhe e vendosi aty si drejtues vëllaun e tij Makarije Sokolloviq.
Xhamia e vezirit të madh serb të Perandorisë Osmane në Shkup, Lala Mustafa Pasha Sokolloviq. E ndërtuar në shekullin e XVI dhe po aty ndodhet edhe varri i Lala Mustafa Pasha Sokolloviqit. Në këtë xhami janë bërë ligjërimet më antinjerëzore kundër përpjekjes europiane të gjeneral Piccolominit dhe Ipeshkvit Pjetër Bodani për ta shpëtuar popullin shqiptar nga pushtimi dhe për ta bashkuar me Europën, përpjekje që mëpastaj dështuan dhe ndikuan në shpërnguljen e madhe të iliro-arbnorëve.
Xhamia e Hudumit në Gjakovë, objekt i ndërtuar nga Mahmud Pasha Angjelloviq, vezir i madh serb i Perandorisë Osmane