Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit po gëlon në çdo qytet, banorët e Izvorit, në Bashkinë e Memaliajt, duket sikur janë në një epokë tjetër.
Lëvizja e këtyre banorëve vijon të bëhet akoma me kafshë, ndërsa mungojnë ose lënë për të dëshiruar edhe shërbimet e tjera bazike.
Rreth 1200 banorë të këtij fshati jetojnë në kushte skandaloze. Pa rrugë, pa ujë, pa energji elektrike dhe pa përkrahje. Ata shprehen se nga këto zgjedhje nuk presin asgjë, madje askush të mos tentojë të vijë për të kërkuar vota.
“Vetëm me gomar punojmë, gjë tjetër nuk ka. Ujin e pijshëm e marrim në ndonjë burim. Mos të vijnë fare për zgjedhje, jemi regjur me këto ne. Ne rrojmë se nuk vdesim dot. Mos të vijnë fare se na kanë bërë që të ikim natën. Të tillë janë këta”, shprehen banorët.
Të zhgënjyer ndër dekada, këta banorë duket se janë më të qetë dhe në paqe me natyrën e tyre, e cila duket se u fal më shumë sesa pushteti lokal që u merr taksat dhe u premton me lugë bosh