Akil Gjakova: Kam ushtruar më shumë kur nuk i kemi pasë kushtet – kemi fjetur nëpër tavane

Xhudisti Akil Gjakova, është shprehur i kënaqur me sukseset e vitit të kaluar, duke përmendur edhe vështirësitë që ka hasur.

Gjakova, nuk la pa folur edhe për medaljen e artë që e fitoi në Kampionatin Evropian të Hapur që u mbajt në Prishtinë, duke i dhënë atribute publikut që ishte.

“Jam i kënaqur, para këtyre medaljeve kam pasë një vit të vështirë, jam kthyer prej lëndimit shumicën e garave nuk kam arritu të marrë medalje, jam kanë shumë afër medaljeve, nuk jam i kanë i kënaqur me performancën”, ka thënë Gjakova i ftuar në Sports Show në Klan Kosova.

“Përgatitja edhe pauza e ka bërë të veten për të mos qenë në formë të duhur. U kanë një vit fantastik. E kam ditur Emocionet janë kanë të mëdha në Evropianin në Prishtinë, energjia e forca. Publiku ka qenë fantastik, po mendoj e kam pasë një energji të tepruar”.

Xhudisti kosovar përmendi në emision edhe kushtet e rënda që ka pasë në fillim kur ka nis karrierën.

“Për gjeneratën e parë që kemi qenë pesë gjashtë veta, kushtet kanë qenë të këqija, puna ka qenë më e madhe, tash kushtet i kemi të gjitha, çdo sportist i ka kushtet, por po mendoj që ajo dëshira për me u bo sportist i madh, kur e ke më të lehtë, nuk e ke motivin e duhur. Normal që duhet me i gjetë fëmijët ose një personalitet i veçantë që janë më të fortë që duan që të vazhdojnë karrierën e tyre për me sakrifiku ma shumë”.

“Kam ushtruar më shumë kur nuk i kemi shumë kushtet kur kemi ngrënë në kampe, kemi fjetur nëpër tavane. Për neve tash cdo gjë e kemi në rregull”, përfundoi xhudisti Akil Gjakova.