Shkruan: Agron Dalipaj
Disa miq më shkruanin ca kohë më parë, se një faqe e quajtur “astron”, bën sulme ndaj meje dhe znj. Elena Kocaqi. Mendova se është normale të të sulmojnë dhe nga kërshëria u futa të gjej faqen “astron” në fcb. Nuk më dilte kund e iu luta dikujt dhe ai e nxorri pa mundim te telefoni i tij. Nga stili dhe lënda e shkrimeve të postuara kuptova se pas asaj faqeje qëndronte Nicholas Herceku dhe i shkrova te fcb i tij e ai ma konfirmoi se ishte dora vet që kish hapur edhe faqen “astron” ku unë dhe Kocaqi nuk mund të shihnim asgjë sepse ai na kish bërë bllok sapo kish hapur atë faqe.
Për shkak të bllokut që na kishte bërë paraprakisht, kuptuam se Hercegu nuk e kishte hapur faqen “astron” për një debat shkencor, por thjesht për të ndikuar të krijohet një opinion negativ kundër meje e Kocaqit dhe ai të parashtronte “tezat e sakta” serbe rreth albanologjisë. Së fundi faqja “astron” paska ndryshuar emrin e quhet “studime klasike” por nuk ka ndryshuar asgjë nga natyra e saj.
Nuk do e kisha bërë këtë postim, nëse te faqet e serbit Nichola Herceku do kishim mundësinë t’u përgjigjeshim sulmeve të tij.
Kam pas rastin ta pi një kafe me Hercekun pas një emisioni “përballje” te tv “Vizion Plus”, që e kishte kërkuar dhe u kishte premtuar paraprakisht drejtuesve të programit se do ta shpartallonte publikisht Dalipajn dhe teorinë e tij. Gjatë emisionit e pyeta se: “a njihni ndonjë parim shkencor të etimologjisë për të cilën po debatojmë?”. Herceku nuk kishte një përgjigje dhe mendova se ishte një amator në fushën e etimologjisë dhe jo një profesionit me të cilin do vlente një përballje. U mundova të mos isha denigrues ndaj “rivalit” dhe të respektoja etikën e tv-së ku ishim ftuar. Gjatë kafesë pas emisionit, ku e pyeta për mbiemrin e tij karakteristik, m’u përgjigj se ai rrjedh nga një familje serbe prej Hercegovinës të ardhur në Shqipëri gati 100 vite më parë dhe punote mësues frengjishte diku midis Durrësit e Tiranës. Pas ca kohe Herceku më shkroi në msg se dëshironte dhe një tjetër përballje në një tv, mjafton që unë ta pranoja. Mendova se nuk vlente për asgjë të dilja më me të dhe nuk iu përgjigja.
Nga materialet që poston te profilet e tij të rreme “astron” e “studime klasike”, Hercegu mëton tezat serbe për albanologjinë dhe si refereca shkencore sjell E. Çabejin dhe qëndrimin zyrtar të ASh-së së Tiranës dhe na lë të kuptojmë se sa përputhen në antishqiptarizëm albanologjia zyrtare e nacionalizmi serb.
Përsa shteti shqiptar financon një ASh antishqiptare, Hercegu është i mbrojtur në tezat e tij antishqiptare, sepse tezat e tij serbe janë të njëjta me ato të ASh-së së Tiranës.
“Astrologu” e “albanologu” serb Nicholas Herceku me profilet e tij të rreme”, së fundi paska konfirmuar fcb e tij zyrtar se qënka edhe në grupin e redaktorëve kryesorë të faqes zyrtare të wikipedias në shqip dhe sipas tij: “Shumë artikuj tashmë janë në dorën tonë. Në wikipedia mund të shkruajë kushdo, por jo çdo artikull do të miratohet e publikohet pa kontrollin tonë”. E kjo do të thotë se shumë të huaj që do vizitojnë Shqipërinë, për ta njohur paraprakisht atë, do i drejtohen wikipedias së redaktuar sipas oreksit të kontrollorit serb Nicholas Herceku.
I sugjeroj çdo shqiptari që lexon faqet antishqiptare “astron” e “studime klasike” ta pyesë mbajtësin e këtyre faqeve (Hercekun) se pse ka bllokuar Kocaqin e Dalipajn dhe pse ka frikë të debatojë me ata që ai i anatemon te faqet e tij me profil anonim.
Herceku do vazhdojë të vjellë kundër identitetit të shqiptarëve dhe do kontrollojë e ndryshojë si i do qejfi i tij serb çka shkruhet për shqiptarët në wikipedia.
Për ata që nuk e njohin e duan ta njohin Hercekun, po jap fotografinë e tij më poshtë dhe çka ai ka njoftuar se tashmë kontrollon dhe redakton shkrimet për shqiptarët në wikipedia. Atdheu ynë është vendi ku çdo serbi i lejohet e drejta ta shkatërrojë Shqipërinë sipas mundësisë së tij.