Gjenerali i pensionuar tajvanez: Ngadalë po mësojmë nga ukrainasit, çelësi i mbrojtjes nuk është në aeroplanë – por në dronë

Zyrtari i lartë ushtarak në pension i Tajvanit, tha se vendi i tij ishte i ngadalshëm për të mësuar mësimet e pushtimit rus të Ukrainës, dhe duhet të përshpejtojë kalimin e tij larg nga projektet e aeroplanëve luftarakë dhe anijeve në shkallë të gjerë, dhe drejt armëve më të shkathëta si dronët dhe sistemet e lëvizshme të mbrojtjes ajrore.

Siç raporton Politico, ai beson se në atë rast, Tajvani mund të shkaktojë probleme të mëdha për Kinën.

Aftësitë asimetrike fokusohen në “armët që janë të lira”, tha Lee.

“Çelësi është të kemi një numër të madh të tyre. Vetëm disa nuk do të funksionojnë. Ukraina e ka vërtetuar këtë”, shtoi ai

“Tajvani ka nevojë për një sasi të vogël dronësh të avancuar, të plotësuar nga një sasi e madhe dronësh të lirë dhe të vegjël sulmues. Nëse keni mjaft prej tyre, do të ishte një dhimbje koke e madhe për Kinën”, shtoi ai.