Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se askush nuk ka mundësi që për momentin t’i zërë vendin kryeministrit Edi Rama.
Çani tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha luftojnë për vendin e dytë e të tretë.
Ai tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk e bën dot lojën e Berishës me flakadanë në Parlament dhe përpiqet të përfitojë nga Rama përmes negociatave sekrete.
“Duhet të bëjnë diçka edhe po ta dinë që do dështojnë. Duhet të lëvizin edhe këta të tjerët. Basha nuk e bën dot Berishën, nuk bën dot flakadanë në Parlament.
Basha ka zgjedhur strategji tjetër. Basha nuk po luan për vendin e parë, po luan për vendin e dytë apo të tretë.
Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka kush mundësi t’i zërë vendin Ramës, sepse ka kapur sistemin. Opozita ose do ketë mbështetje popullore, ose do merret me takime të fshehta.
Në momentin që ne hyjmë në negociatë, kur më japin diçka, unë qarë e kam. Sikur të ketë 3-4 kërkesa të vogla të Bashës…”, tha Çani.