Klonohet majmuni i parë që jetoi dy vite

Shkencëtarët kinezë studiuan shkaktarët e infertilitetit dhe sëmundjeve të tjera tek njeriu

Kloni i një majmuni ka lindur i shëndetshëm dhe ka arritur të jetojë për 2 vjet. Rezultati, që i hap rrugën klonimit të primatëve, është arritur në Kinë me një majmun Macaco Rhesus, dhe qëllimi është studimi i mekanizmave që shkaktojnë infertilitetin dhe shumë sëmundje të tjera tek njeriu.

Teknika e përdorur në këtë rast është një perfeksionim i metodës që u përdor për delen Dolly, sikurse gjatë viteve janë klonuar shumë kashë që kanë shërbyer për qëllime studimore. Por gjatë gjithë tentativave, me majmunët nuk arrihej, pasi embrionet nuk m

bijetonin më shumë se dy orë, dhe ky është rasti i parë që një klon lind i shëndetshëm dhe ka jetëgjatësi.

Ky është rasti i parë që rezulton me sukses, dhe arritja e Akademisë Kineze të Shkencave është publikuar në revistën ndërkombëtare Nature Communication.