Klubi i motoçiklistëve i afërt me Kremlinit të quajtur “Ujqërit e natës” njoftoi se në fillim të majit do të kalojë nëpër Serbi në kuadër të udhëtimit të tyre, i cili planifikohet të përfundojë në Berlin.
Çiklistët e klubit të motoçikletave, i cili është nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, u nisën më 29 prill në një udhëtim të quajtur “Rrugët e Fitores”, si pjesë e të cilit ata planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë dhe të përfundojnë në Gjermani.
Klubi i motoçikletave, si dhe themeluesi dhe drejtuesi i tij, Aleksandar Zaldostanov, i njohur më shumë si “Kirurgu”, u shtuan në listën e sanksioneve të BE-së në korrik të vitit 2022 për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës.
SHBA-ja e vendosi klubin e motoçikletave në listën e sanksioneve në dhjetor të vitit 2014.
Serbia nuk i ka zbatuar sanksionet evropiane kundër Rusisë, as nuk i zbaton ato amerikane.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk ka qenë e disponueshme për koment të menjëhershëm dhe përgjigje nëse do të lejojnë “Ujqërit e natës” të hyjnë në Serbi dhe të kalojnë nëpër territorin e saj.
Informatën se Serbia është në itinerarin e klubit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale lideri i maratonës së motoçiklistëve dhe anëtari i klubit të motoçiklistëve, Andrej Bobrovski.