Bie rezistenca ukrainase në qytetin Avdivka, ushtria e Kievit tërhiqet

Ushtria ukrainase tërhiqet nga Avdiivka, Donetsk, ku ushtarët e ushtrisë ruse kanë ngritur flamuj në qendër. Kjo është fitorja më e madhe simbolike e Rusisë që nga kundërofensiva e dështuar e Ukrainës verën e kaluar.

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin e Avdivkës, pas vendimit të ushtrisë ukrainase për të tërhequr trupat.

Beteja për Avdivkën zgjati disa muaj, dhe konsiderohet edhe më e përgjakshme se ajo për qytetin e Bakhmutit. Sipas autoriteteve ukrainase, mbi 5000 ushtarë rusë vdiqën në tentativë për të pushtuar qytetin, dhe më shumë se 3000 mjete të rënda ushtarake ruse u shkatërruan.