Derbi i shqiptarëve në Superligën turke fitohet nga Beshiktash. Ernest Muçi dhe Edon Zhegrova ishte fantastik në triumfin 2-0 që “shqiponjat e zeza” regjistruan në shtëpi ndaj Konyasporit, në radhët e të cilëve u aktivizuan Sokol Cikalleshi dhe Valon Et’hemi.
Ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ai që lëshoi sinjalin e parë në portën e Konyaspor teksa tentoi me një goditje të fortë nga distanca, goditje që u ndal në dy kohë nga portieri. Edhe pak çaste më pas, ishte sërish 22-vjeçari ai që tentoi, por humbi ekuilibrin dhe koordinatat në momentin e fundit.
Në pjesën e dytë, dyshja shqiptare ishte protagoniste, me Rashicën që asistoi tek goli i parë, ndërsa Muçi mbajti në presion mbrojtjen rivale. Futbollisti i dalë nga akademia e Tiranës goditi nga brenda zonës, me Tosun që përfitoi nga gabimi i portierit për të shënuar edhe golin e sigurisë. Muçi qëndroi në fushë për 85 minuta, duke marrë duartrokitjet e tifozëve dhe merituar notën 7.5.
Ndërkaq, me 6.5 u vlerësua Sokol Cikalleshi, i cili në këtë takim qëndroi në fushë për 67 minuta. Sulmuesi 33-vjeçar ka shënuar 8 herë deri më tani, ndërsa për Muçin kjo ishte sfida e dytë me Beshiktash, teksa duket se ka simpatinë e trajnerit Fernando Santos që e preferon si titullarë.