Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj? Eksperti: Mungesa e kufomës tregon se…

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, mund të jetë gjallë, përderisa nuk ka kufomë të tij.

Komentet Softa i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ku tha se Martinaj ka qenë inteligjent, me lidhje të forta dhe me mundësi të mëdha ekonomike.

Ai shtoi se Martinaj ka ditur t’i përdorë shumë mirë format e ndryshme të mashtrimit dhe të depërtimit nga një vend në tjetrin dhe sipas tij, ai mund të jetë kamufluar dhe të jetojë në një tjetër shtet.

“E kam thënë që Martinaj ishte njeri shumë i aftë nga inteligjenca, i pasur nga ana ekonomike, me lidhje policore, në botën e biznesit me lidhje ndërkombëtare si në Kosovë e në vende të tjera.

Një njohës shumë i mirë i mundësive të mashtrimit dhe të dëpërtimit për të kaluar nga një vend në një tjetër, pasi herë pas here ka kaluar në territore të huaja.

Mundësitë dhe lidhjet e tij janë se ai mund të jetë ose brenda ose jashtë territorit, me këto format e fshehjes dhe largimit, deri në një moment të marrjes së një vendimi për të vdekur, përderisa nuk është kufoma e tij”, tha Softa.