Një rrëshqitje dheu u regjistrua në një rrugë në Peru, në rrethin e San Mateo de Huanchor në Huarochiri dhe shkatërroi disa automjete.
Videoja e pabesueshme tregon shkëmbinj të mëdhenj që bien me forcë, por që nuk shkaktuan viktima në njerëz, por vetëm dëmtime në automjete.
Rrëshqitja e dheut shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e rrugës që u shkatërrua.
Forca e përplasjes është kapur në videon e realizuar nga kamera e njërit prej kamionëve të dëmtuar.
Po vijon një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të rrëshqitjes së dheut, megjithëse dyshohet se reshjet e fundit të shiut në zonë mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në destabilizimin e tokës.