Joshua fiton me nokaut në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou

Boksieri britanik Anthony Joshua, i janë dashur vetëm dy raunde që ta mposht Francis Ngannoun.

Joshua e nisi furishëm meçin duke e hedhur në dysheme qysh në raundin e parë Ngannoun, por ky i fundit arriti të vazhdojë ndeshjen.

Megjithatë në raundin e dytë, Joshua e nokautoi brutalisht kamerunasin  Ngannou i cili mbeti në tokë pa ndjenja për një kohë dhe për tu zgjuar ju nevojit ndihma e mjekëve.

Ndeshja është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në kuadër të peshave të rënda.