Ukrainasit për të dytën dite me radhë kanë shënjestruar territorin rus – ku edhe sot pati sulme me dronë në rajonet pranë kufirit me Ukrainën.
Më shumë se 30 dronë pretendohet nga rusët të jenë shkatërruar në ajër në rajonin e Voronezhit, derisa thonë se “ka dëme të vogla” infrastrukturore.
“Mbetet i madh rreziku nga sulmet me dronë”, tha Alexander Gusev.
Në anën tjetër, guvernatori i rajonit Rayzan, Pavel Malkov, ka theksuar se rafineria e naftës është përfshirë nga zjarri si pasojë e sulmit me dronë – ku disa persona janë lënduar.
Ndërkohë në Belgorod, rënia e copëzave të dronëve të rrëzuar kanë dëmtuar gypin e gazjesllësit, dhe si pasojë disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.