Zgjedhjet presidenciale ruse të këtij viti janë vërtet krejt ndryshe.
Vladimir Putinit duket se këtë vit i kanë dal jashtë kontrollit zgjedhjet presidenciale ruse.
Shumë qytetarë po djegin fletën e votimit apo sulmojnë me koktej molotovi qendrat e votimit në shenjë pakënaqësie ndaj një fitore të sigurt të Putnit.
Tashmë janë shfaqur me dhjetëra video të abuzimit me votuesit dhe presioneve në qendrat e votimit.
Në një video të publikuar së fundi, policia ruse shihet duke u përpjekur të arrestojë një burrë në një qendër votimi i cili tha se do të votonte për këdo përveç presidentit aktual.
Ndryshe, 71-vjeçari pritet të fitojë në zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka kundërkandidat.