Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të përkrah Ukrainën në luftën heroike kundër Rusisë dhe ka bërë të ditur se Kosova do të realizojë edhe pakon e dytë të ndihmesës për Ukrainën, që ka të bëjë me predha dhe mortaja.
Ndërkohë ka thënë se pako e parë me kamionë dhe mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.
“Kosova do të vazhdojë të mbështesë në luftën e saj heroike kundër agresionit rus. Sot në mbledhjen e GKMU-së, unë njoftova paketën tonë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga predha mortajash. Pakoja e parë me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme”, ka shkruar Maqedonci.
🇽🇰 will continue to support 🇺🇦 in its heroic war against Russian aggression. Today at the UDCG meeting, I announced our second package of military aid for Ukraine, consisting of mortar rounds. First package with trucks, tactical and armored vehicles will be delivered next week. pic.twitter.com/TKDaeJ2O2Z
— Ejup Maqedonci (@EjupMaqedonci) March 19, 2024