NATO Secretary General Jens Stoltenberg meets with Ms. Vjosa Osmani-Sadriu from Kosovo at NATO Headquarters

Osmani për deklaratën e ambasadorit Hill thotë se Serbia është larg NATO-s dhe nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili në një intervistë ka thënë se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.Osmani për mediat tha se kushdo që e konsideron Serbinë si shtet afër NATO-s, ofendon çdo shtet që hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO.

“Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”, ka thënë Osmani.Osmani ka thënë se ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe sipas saj, ajo është “Rusia e Putinit”.

“Një shtet si Serbia, e cila vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, lëre që është larg NATO-s por nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë tutje presidentja, duke shtuar se Serbia është një shtet antivlera.

E para e vendit është shprehur se ky shtet asnjëherë nuk është përballur me të kaluarën e saj gjenocidale dhe se akoma vazhdon të flejë mbi varret masive.