8647790 22.03.2024 Law enforcement officers and medical workers carry an injured person near the Crocus City Hall concert venue following a reported shooting incident, near Moscow, Russia. The Russian Federal Security Service (FSB) said that there are people dead and injured as a result of the terrorist attack in the concert hall in Moscow region. A massive fire has also broken out at the venue.,Image: 858872925, License: Rights-managed, Restrictions: Editors' note: THIS IMAGE IS PROVIDED BY RUSSIAN STATE-OWNED AGENCY SPUTNIK., Model Release: no, Credit line: Sergey Bobylev / Sputnik / Profimedia

SHBA paralajmëroi Moskën për sulmin terrorist, njoftoi qytetarët e saj të qëndronin larg tubimeve

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Moskën për rrezikun e një sulmi në fillim të marsit, kur ambasada amerikane në Rusi tha se po “monitoronte raportet dhe se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”, duke përfshirë koncerte.

Prandaj ambasada paralajmëroi qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha. Që nga nëntori, sipas dy burimeve me njohuri për këtë informacion, të cituar nga CNN, ka pasur një rrjedhë të vazhdueshme informacioni se ISIS-K ( do të thotë ISIS-Khorasan, një degë e organizatës terroriste aktive në Afganistan dhe rajonin përreth) ishte i vendosur të sulmonte Rusinë.

Edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Ëatson tha se qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncerte – dhe se kjo ishte ajo që e shtyu Departamentin e Shtetit të bënte njoftimin publik.