Sot feston ditëlindjen ylli i kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Margarita Xhepa është aktore shqiptare e njohur si një nga zonjat e mëdha të kinemasë shqipe dhe teatrit shqip.
Ajo vazhdon dhe është pjesëmarrëse aktive në kinemanë dhe filmat e viteve të fundit. Shembulli tipik është ai i rolit të Firdus në “Bolero në vilën e pleqve” bazuar në novelën me të njëjtin titull nga Fatos Kongoli.
Margarita Xhepa lindi në Lushnjë me 2 Prill të 1932 si Margarita Prifti. Nga një moshë e hershme ajo e donte shumë poezinë dhe teatrin, ishte një mësues që e inkurajoi të bëhej aktore, Gëzim Libohova.
Karrierën e filloi në Liceun Artistik në Tiranë në departamentin e dramës dhe në teatrin kombëtar. Aty ajo performoi në drama nga Anton Çehov, Friedrich Schiller dhe Nikolai Gogol. Ajo njihet për filmat “Gjeneral gramafoni” (1978); “Apasionata” (1983); “Rrethi i kujtesës” etj.