Luftëtari i talentuar kazak i MMA, 17-vjeçari Kanat Ahunov vdiq gjatë një përleshje në kuadër të kampionatit kombëtar në vendin e tij.
Kampionati i Kazakistanit për fëmijë, të rinj dhe të moshuar, i organizuar nga Nomad MMA, u mbajt fundjavën e kaluar dhe i gjithë aktiviteti u la në hije nga vdekja tragjike e një luftëtari të ri.
Ahunov vdiq gjatë përleshjes pasi u godit në stomak, por ende nuk dihet nëse goditja i ka shkaktuar vdekjen pasi duket se ka filluar të humbasë ndjenjat pak çaste më parë. Pas rastit, është urdhëruar një autopsi mjeko-ligjore.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë një nga pjesëmarrësit e kampionatit Nomad MMA. Atij i është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, por i riu nuk ka mundur të shpëtojë”, thuhet në komunikatën e organizatës Nomad MMA.