Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje.
E për këtë në rrjetin social, X, Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.
“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë”, shkroi ajo.
Për këtë nismë të presidentit serb sot hezitoi të fliste zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.
Kjo pasi u pyet se a është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /Express/
The EU is choosing to demonstrate zero balance when it comes to Serbia, consistently. https://t.co/KE2HBYKEa8
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 5, 2024