Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimet që po i zhvillon në Francë do të diskutojë për blerjen e mundshme të 12 aeroplanëve luftarakë francezë “Dassault Rafale”, ka raportuar të martën “Associated Press”.
Në mëngjes ai është takuar me ministrin e mbrojtjes, Sebastien Lecornu. Sipas AP-së kryetemë do të jetë Kosova dhe çështjet e sigurisë.
Një ditë më parë, Vuçiqi u takua edhe me presidentin Emmanuel Macron. U diskutua për situatën në Kosovë e për çështje të tjera.