Kryetari i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sasha Magazinoviq nga Partia Social Demokratike e Nermin Nikshiqit, serb nga Sarajeva, njoftoi se do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Magazinoviq në një postim të tij në rrejtin social X sjegon se pse do të voton pro antarësimit të Kosovë në KiE. “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës” dhe ai shpjegoi në detaje arsyet e tij për t’i dhënë zë qytetarëve të Kosovës.
“Unë do të votoj duke u bazuar në besimin se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë akses në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht se sa është sot, dhe të ndihet përparim në të drejtat e qeverisjes”, shkroi Magazinoviq.
ČLANSTVO KOSOVA U VIJEĆU EVROPE
— Sasa Magazinovic (@SasaMagazinovic) April 16, 2024
Danas se u Strasbourgu izjašnjavamo o mišljenju o članstvu Kosova u Vijeću Evrope. Ako usvojimo ovo mišljenje stvara se pretpostavka za donošenje finalne odluke sredinom maja, a koja je u ingerenciji Komiteta ministara gdje države članice… pic.twitter.com/DuGB9P74dK