Kiara Ibraj është 11-vjeçarja nga Lezha, një ndër 24 finalistet në Sanremo Junior në Itali.
Ajo ka nisur të këndojë qëkur ishte 4 vjeç duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.
Mbrëmjen e djeshme ajo është ngjitur në skenën e “Sanermo Junior” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, dhe zëri i saj i mahniti të gjithë.
E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë dhe mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.