Letërsia e Shqipërisë dhe letërsia e Kosovës janë dy letërsi me përvoja dhe zhvillime të ndryshme. Ato i bashkon shqipja, gjuha e tyre e njëjtë.
Ky ishte thelbi i një ligjëratë që akademik Mehmet Kraja ka mbajtur sot në qendrën Sotir Kolea.
Sipas Krajës, letërisa e Kosovës u zhvillua kryesisht pas luftës së dytë botërore në ndryshim nga letërsia shqipe që ka një traditë më të gjatë të shkrimit. Diferencimeve i shtohet edhe fakti që Kosova deri në vitet ’90 nuk kishte gjuhën shqipe gjuhë të parë.
Megjithatë, sipas Krajës, jemi një vend dhe i vogël për të krijuar dy letërsi të ndara.