Shembull pas ndeshjes me Kroacinë ka dhënë edhe selektori i Japonisë, Hajime Moriyasu.
Ai u është drejtuar tifozëve të Japonisë me shumë respekt. Fillimisht ka vendosur dorën në zemër e më pas është përkulur, si vlerësim për tifozët që kanë udhëtuar në Katar për të përkrahur ekipin.
Me sjelljet në fushë, e sidomos në tribuna, Japonia ka fituar respektin e gjithë botës.