Ky është Ergys Arrazi, i cili është ndaluar pas zhdukjes së gruas dhe 3 fëmijëve të mitur, dy vajza dhe një djalë. Ergys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi.
Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.