Side view frustrated thoughtful woman looking out rainy window in distance alone, lost in thoughts, upset unhappy young female feeling lonely and depressed, thinking about relationship problems

Gratë e Kosovës në mesin e më të zhgënjyerave në botë

Gratë e Kosovës janë listuar në mesin e grave më të zhgënjyera në botë në një studim për shëndetin emocional, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Hulumtimi është realizuar me 80 mijë gra nga 143 shtete të botës. Ky hulumtim ka të bëjë me nivelin e zhgënjimit te gratë, ndërkaq rritje të nivelit është vërejtur edhe për shqetësimin, stresin dhe nevrikosjen.

Gazeta britanike “The Telegraph” ka raportuar për shëndetin emocional të grave britanike, të cilat i ka listuar shumë më poshtë sesa gratë nga Arabia Saudite dhe Kosova.

“Një në tri gra britanike ndihen të zhgënjyera, me shëndetin emocional më keq se gratë në Kosovë dhe Arabi Saudite”, shkruan gazeta britanike.

Në total, 38 për qind e grave që kanë marrë pjesë në studim, kanë thënë se janë ndier të shqetësuara në të djeshmen, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Emocionet “negative” janë rritur te gratë edhe më shumë pas vitit 2020.

Mirëpo vlerësohet se shtetet jashtë BE-së, siç janë Kosova, Rusia Zimbabwe, Uzbekistani dhe Arabia Saudite qëndrojnë më mirë te shëndeti emocional sesa gratë në Britaninë e Madhe.

Gratë në Afganistan janë në fund të listës për shëndetin emocional.

Studimi është kryer pas intervistave me 500 gra nga secili shtet. Intervisitmi i tyre është bërë nga kompanitë Gallup dhe Hologic, kompani mjekësore e specializuar në shëndetin e grave.