Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, demonstroi forcën e tij me një tubim madhështor të mbajtur këtë të diel në aeroportin “Ataturk” të Stambollit përpara zgjedhjeve të së dielës së ardhshme.
Nën masa tejet të rrepta sigurie, me qindra mijëra njerëz mbushën sheshin me flamuj e pankarta në duart në aeroport duke treguar mbështetjen e tyre ndaj presidentit 69-vjeçar.
Miliona turq do të votojnë të dielën e 14 majit për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit, por edhe Parlamentin e ri. Zgjedhjet në Republikën Presidenciale mbahen në të njëjtën ditë me Erdogan, që kërkon një mandat të tretë presidencial, por këtë herë me një rival të fortë përballë.
Sipas sondazheve të fundit, Erdogan dhe lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu janë në një situatë thuajse të barabartë votash dhe ndoshta do të shkojnë në balotazh më 28 maj.
Analistët janë të shqetësuar për kundërshtimin e rezultatit në rast disfate për Presidentin, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara për bashkitë Stamboll e Ankara.